​Kuvendi mban sot dy seanca, ky është rendi i ditës - Gazeta Express
string(58) "%e2%80%8bkuvendi-mban-sot-dy-seanca-ky-eshte-rendi-i-dites"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2021 7:17

​Kuvendi mban sot dy seanca, ky është rendi i ditës

Lajme

Gazeta Express

06/08/2021 7:17

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të premten në orën 11:00 në seancë plenare, për të votuar pikat e mbetura nga seancat e kaluara, ndërsa më pas do të mbajë seancë të re.

Në seancën e re, e cila pritet të fillojë në orën 12:00, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare Kuvendi do të shqyrtojë në lexim të parë Projektligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, si dhe atë për mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve.

Pikë e fundit e rendit të ditës së kësaj seance do të jetë shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e drejtorëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement