​Austria konfirmon 1 mijë e 727 raste të reja dhe 37 viktima nga COVID-19 - Gazeta Express

​Austria konfirmon 1 mijë e 727 raste të reja dhe 37 viktima nga COVID-19

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 11:23

Në 24 orët e fundit, 1 mijë e 727 raste të reja të infeksionit me koronavirus janë regjistruar në Austri, gjë që e mban numrin ditor të pacientëve në një nivel të qëndrueshëm.

Deri më tani, 448 mijë 371 njerëz janë testuar pozitivisht për koronavirus në Austri, dhe 423 mijë e 24 janë kuruar.

Nga 16.923 pacientë aktivë, 1.362 janë aktualisht në spitale, nga të cilët 271 janë në kujdes intensiv.

Kjo është një rritje prej 53 pacientëve COVID-19 në repartin “e zakonshëm”, dhe me 16 në kujdesin intensiv.

Deri më tani, janë vaksinuar 503 mijë e 274 persona.