​300 bimë që simbolizojnë viktimat e vetëvrasjeve - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

27/05/2020 7:45

​300 bimë që simbolizojnë viktimat e vetëvrasjeve

Lajme

Gazeta Express

27/05/2020 7:45

Linja e Jetës javën e kaluar ka shënuar muajin e ndërgjegjësimit të shëndetit mendor me kampanjën këtupërty, e financuar nga Zyra e UNICEF në Kosovë dhe LENS, e cila ka pasur si fokus specifik ndërgjegjësimin rreth parandalimit të vetëvrasjes.

Kurse, sot duke filluar nga ora 16:00, përmbyll këtë kampanjë me hapjen e një përkujtimore të dedikuar viktimave të vetëvrasjes.

Në këtë hapësirë, e cila gjendet mbrapa Rektoratit në kampusin e Universitetit të Prishtinës, janë mbjellë rreth 300 bimë të cilat simbolizojnë viktimat e vetëvrasjeve.