Zbulohet pse u largua Big Mama nga shtëpia e famshme - Gazeta Express
string(52) "zbulohet-pse-u-largua-big-mama-nga-shtepia-e-famshme"

Zbulohet pse u largua Big Mama nga shtëpia e famshme

Rozë

Gazeta Express

25/12/2021 9:42

Mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e Big Brother Vip ndodhi një debat i fortë mes Antonelës dhe Big Mamës i cili u pasua me largimin e saj nga shtëpia. Ishte Antonela ajo që e akuzoi Big Mamën se e kishte sharë serbisht, por kjo nuk i pëlqeu aspak këngëtares e cila reagoi ashpër ndaj saj.

Big Mama tha se nëse do e shante e bënte shqip dhe jo serbisht, dhe më pas filloi të ofendonte Antonelën dhe vendosi të linte shtëpinë e BBV.

Lexo Edhe:

Por duket se ky vendim i saj për të lënë shtëpinë nuk ishte aq i papritur sa u duk. Anaid Kaloti, ish-fitues i BB ka ndarë në Instagram një bisedë me Vesel Kurtishaj, po fitues i BB. Kurtishaj i thotë se e dinte që Big Mama do të dalë sonte sepse sipas tij, aq e kishte kontratën.

‘Arditi si duket e ka marrë vesh por në live ke qenë dhe ti kur vura bast unë. Ai thoshte është finaliste, ndërkohë unë e dija që 3 javë do rrinte.’-shkruan ai.