Wengeri po kthehet në Arsenal, konfirmon Arteta - Gazeta Express
string(46) "wengeri-po-kthehet-ne-arsenal-konfirmon-arteta"

Futboll

Gazeta Express

25/11/2021 11:44

Wengeri po kthehet në Arsenal, konfirmon Arteta

Futboll

Gazeta Express

25/11/2021 11:44

Trajneri i Arsenalit dëshiron që ish-trajneri i tij të kthehet në klub dhe ka biseduar me të për këtë çështje

Mikel Arteta ka mbajtur bisedime me Arsene Wengerin për kthimin e tij në Arsenal, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Trajneri i Arsenalit Arteta nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për ta pasur Wengerin në klub dhe së fundmi e ka vendosur në mur një fotografi të madhe të tij në hyrje të qendrës stërvitore të klubit.

Arteta zbuloi se ka biseduar me trajnerin legjendar të topçinjve për kthimin e tij në Emirates për herë të parë që prej largimit tyë tij më 2018.

I pyetur nëse Wengerit i është bërë ndonjë ofertë formale për t’u kthyer, Arteta tha: “Kemi biseduar”.

“U takova me të dhe bisedova me të kur shkuam për ta parë filmin (Arsene Wenger: I pamposhtur) dhe biseda me të ishte shumë e këndshme dhe ne shpresojmë se do ta kemi afër atë”, tregoi Arteta.

Në çfarë roli do të kthehej Wengeri?

Arteta nuk ka dashur të tregojë se në çfarë roli do të kthehej francezi në Arsenal, por theksoi se ai do të përfitonte tejet shumë nga 72-vjeçari.

“Nuk mund t’jua them tani”, tha Arteta.

“Çfarë mund të them nga ana ime është se do të gëzoheshim shumë ta kemi afër”, shtoi ai. /Gazeta Express/