Vuçiq me harta në takimin me Putin, e mban sekret bisedën për Veriun e Kosovës - Gazeta Express
string(77) "vuciq-me-harta-ne-takimin-me-putin-e-mban-sekret-biseden-per-veriun-e-kosoves"

Gazeta Express

25/11/2021 23:34

Vuçiq me harta në takimin me Putin, e mban sekret bisedën për Veriun e Kosovës

Gazeta Express

25/11/2021 23:34

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka qëndruar sot në Soçi të Rusisë ku ka takuar Presidentin Vladimir Putin.

Ai ka bërë me dije se me shefin e shtetit rus ndër të tjera ka folur për Kosovën duke theksuar se ia ka treguar edhe pjesën veriore të Kosovës në një hartë, pa hyrë më shumë në detaje.

Lexo Edhe:

Vuçiq është pyetur rreth deklaratave të Albin Kurtit i cili ka thënë se do të votonte për bashkim me Shqipëri nëse do të organizohej një referendum.

“Kemi folur rreth kësaj dhe jemi kuptuar mirë. Unë kam folur për standardet e dyfishta dhe për hipokrizinë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe presidenti Putin e kupton këtë dhe e di për çfarë flas por ai kërkoi shpjegime shtesë nga unë, kështu që folëm për Veriun e Kosovës të cilin ia tregova edhe në hartë”, ka thënë ai në një intervistë për RTS.