Vrasja e 15-vjeçarit në Drenas, T7 raporton nga vendi i ngjarjes - Gazeta Express
string(63) "vrasja-e-15-vjecarit-ne-drenas-t7-raporton-nga-vendi-i-ngjarjes"

Lajme

Gazeta Express

06/04/2021 20:32

Vrasja e 15-vjeçarit në Drenas, T7 raporton nga vendi i ngjarjes

Lajme

Gazeta Express

06/04/2021 20:32

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Gradicë të Drenasit ku një 15-vjeçar u vra ndërsa babai i tij u plagos pas një mosmarrëveshje me fqinjët e tyre.

Shkuan në pyll për dru. Por, prerja e tyre ishte fatale, për A. Muja 15 vjeçar që mbeti i vdekur dhe babain e tij Bekim Muja që u plagos.

Lexo Edhe:

Ngjarja ndodhi në malin e fshatit Gradicë, kur dy persona të armatosur që janë nga i njëjti fshat, qëlluan në drejtim të dy personave, baba e bir.

15-vjeçari që mbeti i vdekur, është djali i vetëm i familjes, kurse baba i tij është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në QKUK.

Edhe pse jozyrtarisht dyshohet se pikërisht një pronë është arsyeja pse ndodhi konflikti në mes të dy familjeve Bardiqi e  Muja  nga  Gradinca e Drenasit.

Ndërkohë zija ka kapluar familjen Muja.

Të afërm dhe bashkëfshatarë u panë tek vizitonin familjen që humbi djalin e tyre.

Familjarët të shokuar nga rasti, nuk pranuan të flasin para kamerës, ndërkohë fqinjët që ishin aty thanë se nuk i dinë motivet që quan deri te ky akt.

Megjithatë ata thanë se këto familje nuk kanë pasur probleme mes vete më herët.

Jo larg nga familja që ka hapur të pame, është shtëpia e atij që dyshohet se ka kryer këtë krim.

Shtëpia e familjes Bardiqi ishte e mbyllur.

Aty qëndronte vetëm një patrullë e policisë.

Ndërkohë këtë rast si vrasje të rëndë e ka cilësuar Policia e Kosovës e cila ka njoftuar se Xhafer Bardiqi i  yshuar për rastin është dorëzuar në polici.

Më pas edhe djali i tij 19 vjecar është vetë dorëzuar.

Me këtë rast që po cilësohet si vrasje e rëndë po merret edhe Prokuroria e Kosovës e cila është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.