Vitia mbledh kryetarët e komunave, diskutohet shtrëngimi i masave - Gazeta Express
string(65) "vitia-mbledh-kryetaret-e-komunave-diskutohet-per-shtrengim-masash"

Lajme

Gazeta Express

27/08/2021 14:27

Vitia mbledh kryetarët e komunave, diskutohet shtrëngimi i masave

Lajme

Gazeta Express

27/08/2021 14:27

Mos-stabilizimi i situatës pandemike, pas masave të para të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, ka bërë që institucionet në krye me Ministrinë e Shëndetësisë të shkojnë drejt masave të reja shtesë. Ministri Arben Vitia ka thirrur në takim kryetarët e komunave dhe po diskutohet shtrëngimi i masave me qëllim të uljes së rasteve të vdekjeve dhe infektimeve të reja, shkruan Gazeta Express

Vitia është duke mbajtur mbledhje me kryetarët e komunave për situatën epidemiologjike në vend.

Kështu ka marrë vesh Express nga burimet e veta.

Në takim po shqyrtohen masat e reja mbrojtëse ndaj COVID-19.

Në një takim të mbajtur dje, mes Kryetarit të Odës së Hotelierisë dhe Turizmi, Hysen Sogojeva me Ministrin e Shëndetësie, Arben Vitia, ka njoftuar për masat që pritet të merren dhe që do të vlejnë deri më 13 shtator.

Oda e Hoteliereisë dhe Turizimit ka treguar për masat e mundshme që do të merren, këto janë disa:

• Orari i punës do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30;

• Gastronomia do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme, dhe vetëm 70% të hapësirës;

• Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare;

• Sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura;

• Seminaret dhe konferencat në hapësira të mbyllura mund të mbahen vetëm deri në 30 persona; • Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement