Vdiq 24-vjeçari që u qëllua me armë në Obiliq - Gazeta Express
string(45) "vdiq-24-vjecari-qe-u-qellua-me-arme-ne-obiliq"

Lajme

Gazeta Express

01/12/2021 19:12

Vdiq 24-vjeçari që u qëllua me armë në Obiliq

Lajme

Gazeta Express

01/12/2021 19:12

Ka vdekur 24-vjeçari që u qëllua me armë zjarri sonte në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Naser Syla.

Lexo Edhe:

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45, ndërsa i plagosuri ka vdekur rreth orës 19:15.

“Rreth orës 19:15, nga ana e mjekeve në QKUK është konfirmuar që viktima ka ndërruar jetë”.

Hetuesit policorë kanë nisur një hetim për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.