Ukraina paralajmëron Rusinë: Sulmi do të ishte shumë i kushtueshëm - Gazeta Express
string(65) "ukraina-paralajmeron-rusine-sulmi-do-te-ishte-shume-i-kushtueshem"

Lajme

Gazeta Express

25/11/2021 12:29

Ukraina paralajmëron Rusinë: Sulmi do të ishte shumë i kushtueshëm

Lajme

Gazeta Express

25/11/2021 12:29

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, e paralajmëroi Rusinë të enjten se një sulm ndaj vendit të tij do të shkaktonte humbje politike, ekonomike e njerëzore dhe do të ishte shumë i kushtueshëm.

Rusia ka grumbulluar forca afër kufirit të saj me Ukrainën dhe Kievi, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë ngritur shqetësim për një sulm të mundshëm nga Rusia. Kremlini ka thënë se një gjë e tillë nuk qëndron, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Ne nuk po përpiqemi që të hamendësojmë se çfarë ka në kokën e Putinit. Po punojmë për t’i dhënë atij një të kuptuar të qartë – një sulm i ri ndaj Ukrainës do të jetë shumë i kushtueshëm, prandaj është më mirë të mos bëhet”, tha kryediplomati ukrainas.

Ai tha se qëllimi kryesor i Kievit është që t’ia parandalojë Rusisë “veprimet e mëtejme agresive”. “Për ta bërë këtë, Moska duhet të kuptojë qartë se çfarë humbje politike, ekonomike e njerëzore do të shkaktonte në rast të një faze të re të agresionit”, shtoi ai.

Shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës i tha faqes “Military Times” në fundjavë se Rusia ka mbi 92.000 trupa përgjatë kufirit me Ukrainën dhe se është duke u përgatitur për një sulm për fundin e janarit ose fillimin e shkurtit.