Supremja merr vendim për Dragashin: Përsëritet vetëm votimi nga jashtë Kosovës - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

25/11/2021 11:36

Supremja merr vendim për Dragashin: Përsëritet vetëm votimi nga jashtë Kosovës

Lajme

Gazeta Express

25/11/2021 11:36

Gjykata Supreme ka marrë vendim që të përsëritet votimi në komunën e Dragashit vetëm nga jashtë Kosovës, raporton Gazeta Express.

Sipas Aktgjykimit të Gjykatës Supreme urdhërohet KQZ-ja që të organizojë përsëritjen e Procesit të Votimit nga jashtë për Raundin e Dytë të Zgjedhjeve Lokale për kryetar të Komunës së Dragashit.

Lexo Edhe:

Ankesa e kandidatit të LDK-së Bexhet Xheladini është pranuar pjesërisht, teksa është refuzuar pjesa tjetër e ankesës ku kandidati i LDK-së ka kërkuar që votat e mëparshme me postë të përfshihen në rezultatin final.