Sot mund të vendoset titulli në Superligë, Llapi e pret Ballkanin - Gazeta Express
string(64) "sot-mund-te-vendoset-titulli-ne-superlige-llapi-e-pret-ballkanin"

Futboll

Gazeta Express

18/05/2024 11:55

Sot mund të vendoset titulli në Superligë, Llapi e pret Ballkanin

Futboll

Gazeta Express

18/05/2024 11:55

Sot do të zhvillohet xhiroja e parafundit në Superligën e Kosovës në futboll.

Pa dyshim, e tërë vëmendja kwtë të shtunë në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Lexo Edhe:

Llapi do të jetë nikoqir i Ballkanit, duel që mund të vendos titullin e kampionit në elitën e futbollit kosovar.

Me fitore ose barazim, suharekasit matematikisht do ta siguronin titullin e tretë radhazi në Superligë.

Aktualisht, Ballkani prin me 72 pikë, katër më shumë se Llapi, shkruan Gazeta Express.

E ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina e ka një rrugë shumë të vështirë për të arritur te titulli kampion.

Llapjanët duhet ta mposhtin sot Ballkanin dhe të shpresojë në një gabim të ekipit nga Suhareka në xhiron e fundit ku përballet me Prishtinën.

Duel tjetër interesant është edhe derbi i Anamoravës, mes Gjilanit dhe Dritës.

“Intelektualët” e kanë siguruar pozitën e tretë dhe kalimin në Evropë, kështu që nuk kanë ndonjë objektiv për të arritur këtë sezon.

Në anën tjetër, Gjilani po lufton për të mos mbetur në vendin e tetë, që dërgon në ndeshjen e barazhit.

Për të mos mbetur në pozitën e barazhit po lufton edhe Feronikeli 74 që në këtë xhiro ndeshet me skuadrën e Dukagjinit, që edhe matematikisht e ka siguruar mbijetesën.

Në takimet tjera përballen: Malisheva – Liria dhe Prishtina – Fushë Kosova.

Të gjitha këto takime nisin nga ora 15:00. /Gazeta Express/