Sikur vjet në Prevallë, Kurti gjatë këtyre ditëve i mbledh ministrat në punëtori për programin qeverisës - Gazeta Express
string(103) "sikur-vjet-ne-prevalle-kurti-gjate-ketyre-diteve-i-mbledh-ministrat-ne-punetori-per-programin-qeverises"

Lajme

Gazeta Express

06/04/2021 12:42

Sikur vjet në Prevallë, Kurti gjatë këtyre ditëve i mbledh ministrat në punëtori për programin qeverisës

Lajme

Gazeta Express

06/04/2021 12:42

Qeveria në krye me Albin Kurtin ende nuk e ka prezantuar planin e saj Qeverisës. Për ta bërë këtë, njëjtë siç kishte vepruar edhe në herën e parë sa kishte qenë në krye të ekzekutivit, Kurti do të organizojë një punëtori ku edhe do të finalizohet programi i tyre, raporton Gazeta Express.

Në një përgjigje për T7, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se secili anëtar i kabinetit është duke hartuar prioritetet sektoriale dhe politikat që i përgjigjen atyre prioriteteve.

Lexo Edhe:

Sipas Qeverisë, kjo punëtori do të mbahet këtë javë apo javën tjetër.

”Kabineti Qeveritar, secili anëtarë i tij, sipas përgjegjësive që kanë, është duke hartuar prioritet sektoriale dhe politikat që i përgjigjen atyre prioriteteve. Tanimë që u zgjodh edhe Presidentja e vendit, znj. Osmani, së shpejti, këtë javë apo javën tjetër, do të organizojmë një punëtori me kabinetin qeveritar, ngjashëm sikurse gjatë Qeverisë Kurti I, në të cilën do të finalizohet Programi Qeverisës dhe Plani i Veprimi”, ka thënë nga Qeveria.

Një takim i ngashëm ishte mbajtur më 29 shkurt të vitit 2020 në Prevallë.

Kurti në koalicionin me LDK-në kishte mbledhur ministrat në njërin nga restoranet e Prevallës ku edhe për disa orë kishin diskutuar për programin e atëhershëm qeverisës.

Takimi ishte mbajtur pa praninë e mediave.

Ditë më vonë, me datë 6 mars ky program ishte miratuar me shumicë votash në Qeveri./Express/