Si erdhi deri te vrasja e baxhanakut në Podujevë, T7 raporton nga vendi i ngjarjes - Gazeta Express
string(81) "si-erdhi-deri-te-vrasja-e-baxhanakut-ne-podujeve-t7-raporton-nga-vendi-i-ngjarjes"

Si erdhi deri te vrasja e baxhanakut në Podujevë, T7 raporton nga vendi i ngjarjes

Lajme

Gazeta Express

13/01/2022 20:36

Të mërkurën u privua aksidentalisht nga jeta 30 vjeçari nga baxhanaku i tij, Prokuroria kërkon masë paraburgimi për të dyshuarin.

Gazetare:Arianitë Zhegrova

Lexo Edhe:

Veturën e kishin lënë në gjysmë të rrugës.

Baxhanakët Florim Bunjaku e Mentor Kajtazi dyshohet se deri në malet e Pakashticës, ecën në këmbë.

Të njëjtit dyshohet se këto kilometra i kishin bërë për të shkuar në gjueti.

Por, një nga plumbat e qëlluar, i mori jetën 30 vjeçarit, Florim Bunjaku.

Sipas banorëve për rreth i dyshuari është njeri i mirë e në gjah dilte shpesh.

Madje sipas tyre kishin raporte shumë të mira me baxhanakun e tij, meqë këta të fundit kanë lidhje familjare.

Të enjten, pjesëtare të Policisë së Kosovës për shkaqe sigurie po e ruanin shtëpinë e tashmë të arrestuarit Bunjakut.

Dhe në shtëpi nuk po qëndronte më askush.

Që vrasja ka ndodhur aksidentalisht e tha edhe vëllai i viktimës prapa kamerës.

Meqë të njëjtit nuk pranuan të deklaroheshin.

Ndërkohë nga Prokuroria Themelore rastin po e hetojnë si vrasje nga pakujdesia.

Madje është kërkuar masë paraburgimi për të dyshuari.

Varrimi i të ndjerit u bë të enjten në ora 15:00 në fshatin Dumnicë të Podujevës.

VIDEO