Serbët në Beograd, përmes një ekspozite, shohin krimet e shtetit të tyre ndaj shqiptarëve - Gazeta Express

Lajme

Syzana Hajradini

24/10/2020 11:59

Me i fundit

Serbët në Beograd, përmes një ekspozite, shohin krimet e shtetit të tyre ndaj shqiptarëve

Lajme

Syzana Hajradini

24/10/2020 11:59

Budimir Ivanišević, teksa endej në hapësirën e qendrës Endžio në Beograd gjatë ekspozitës ‘Kosova – Trashëgimia e Kujtesës’, u gjend ballë për ballë me fotografinë e shtëpisë muze të Ferdonije Qekrezit dhe historisë së dhimbshme të saj, e cila sot e 21 vjet pas luftës jeton me kujtimet e të kaluarës.

Gruas nga Gjakova, në luftën e fundit, shteti serb ia kishte vrarë katër djemtë dhe burrin.

Por ballafaqimi me të kaluarën e historisë së shqiptarëve nuk u kufizua vetëm me portretizimin e shtëpisë së Ferdonijes. Ngjitur me fotografinë e saj ishte edhe shtëpia e djegur dhe historia e familjes Jashari për atë se çfarë u kishte ndodhur gjatë 1998 nga forcat serbe.

E historia e Reçakut ishte ajo që e ndaloi për disa minuta Budimir Ivanišević, që ta shikojë fotografinë më në detaje. Ai e lexoi edhe përshkrimin ku tregonte se si shteti serb gjatë 1999 në atë fshat u vranë e u masakruan, fëmijë gra e pleq.

Në një prononcim për T7, ai tha se është shumë me rëndësi që qytetarët e Beogradit ta shohin këtë ekspozitë.

“Jam shumë i kënaqur me atë se çfarë kam parë këtu, unë kam një prapavijë jetësore që ka një lidhje me temën që paraqitet këtu sepse unë punoja për një OJQ në Beograd që trajtonte të njëjtat probleme.  Unë mendoj që është shumë e rëndësishme që qytetarët e Beogradit kanë mundësinë që të shohin këtë ekspozitë sepse mendoj që kjo është një përpjekje që na ndihmon që ta kapërcejmë të kaluarën. unë shpresoj që kjo ekspozitë do të na ndihmoj që ta kapërcejmë të kallurën që ka qenë mjaft tragjike për të dyja palët”, ka thënë Ivanisevic.

Ndërkaq kur u pyet se cila i la më shumë përshtypje ai u shpreh:

“Nuk pata kohë t’i shikojë gjatë”, tha Ivanisevic.

Sidoqoftë, përveç tij, dhjetëra serbë hynin e dilnin duke i shikuar 26 fotografi të shkëputura nga publikimi ‘Trashëgimia e Kujtesës në Kosovë’, që shpërfaqnin 26 vende të kujtesës, tyrbe, teqe, xhami, kisha, manastire, sahat kulla e komplekse memoriale.

Në fjalimin hyrës të kësaj ekspozite Natasa Govedarica përfaqësuese e forumit ZFD në Serbi tha se ajo se kjo ekspozitë tregon një pjesë të trashëgimisë të përbashkët kulturore e njerëzore të kësaj bote.

“Kjo çka shohim këtu të ekspozuar janë pjesë e trashëgimisë kulturore njerëzore, pjesë e trashëgimisë të përbashkët të tërë species njerëzore të kësaj bote. Gjërat që mund ti shihni në këto imazhe përfshijnë momente të mesjetës e deri tek ato që e shënojnë luftën nacional çlirimtare, pra një trashëgimi prej së cilës asesi nuk guxojmë të ndihemi keq dhe turpërohemi por përkundrazi duhet të jemi krenar për rezistencën luftën e bërë nga kombet dhe kombësitë e hapësirës tonë”, deklaroi Govedarica.

Kjo ekspozitë u shfaq në ditën e dytë të festivalit “Mirëdita Dobar Dan”, që ka për qëllim përafrimin në mes Kosovës dhe Serbisë përmes artit e kulturës.

Shteti serb, përmes policisë dhe ushtrisë, ka vrarë më shumë se 13 mijë qytetarë të Kosovës në luftën e fundit, duke kryer gjenocid mbi gra, pleq e fëmijë. Po ashtu, më 1999 ishin dëbuar më shumë se 1 milion shqiptarë.

/GazetaExpress/.