Rritja e rasteve me COVID-19, Arben Vitia mbledh edhe kryetarët e komunave për t’i diskutuar masat e reja - Gazeta Express
string(103) "rritja-e-rasteve-me-covid-19-arben-vitia-mbledh-edhe-kryetaret-e-komunave-per-ti-diskutuar-masat-e-reja"

Lajme

Gazeta Express

17/08/2021 15:17

Rritja e rasteve me COVID-19, Arben Vitia mbledh edhe kryetarët e komunave për t’i diskutuar masat e reja

Lajme

Gazeta Express

17/08/2021 15:17

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot do të mbajë një mbledhje virtuale me Asociacionin e Komunave të Kosovës, për t’i diskutuar masat e reja anti-COVID, raporton Express

Express mëson se takimi do të fillojë në orën 18:00, ndërkaq aty do të diskutohet për masat e reja, pas rritjeve të numrit të rasteve pozitive me koronavirus në vend.

Para takimit me Asociacionin e Komunave të Kosovës, ministri Vitia do të takojë edhe krerët e institucioneve shëndetësore, për të diskutuar rreth masave të reja.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Arben Vitia ka ftuar për sot në takim krerët e institucioneve shëndetësore të vendit dhe hisedarët në zbatimin e masave kundër COVID-19. Në këtë takim do të diskutohet për situatën epidemiologjike në vend dhe ndërmarrjen e masave të tjera anti COVID-19”, thuhet në komunikatën e MSH-së.

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 1 mijë e 765 raste të reja me koronavirus./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement