Rethrrotullimi i Shqiponjës do të mbyllet për katër muaj, ja rrugët alternative - Gazeta Express
string(78) "rethrrotullimi-i-shqiponjes-do-te-mbyllet-per-kater-muaj-ja-rruget-alternative"

Gazeta Express

24/10/2020 13:09

Rethrrotullimi i Shqiponjës do të mbyllet për katër muaj, ja rrugët alternative

Gazeta Express

24/10/2020 13:09

ARRSH-së dhe Policisë së Shtetit në konferencë të përbashkët kanë njoftuar se duke filluar nga e hëna do të ndalohet qarkullimi i makinave tek ish-sheshi Shqiponja, në Tiranë. Shkak janë punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe tek zona e Astirit.

Në konferencë bë me dije se kalimi do të jetë i mundur vetëm për ambulancat, ndërsa iu kërkohet drejtuesve të mjeteve të zgjedhin akse të tjera për kalimin e tyre.

Lexo Edhe:

“Plani është dinamik me ecjen e punimeve. Në rrugë do kenë akses vetëm abulancat. Lutemi drejtuesve që vijnë nga Jugu i vendit të zgjedhin për kalim aksin Tiranë-Elbasan, kurse ata që vijnë nga Kavaja të përdorin aksin nga Ndroqi”,- tha përfaqësuesi i policisë.

Situata mësohet se do të jetë e përkohshme, ndërra paraprakisht thuhet se do të zgjasë 3 apo 4 muaj.