Remi e plotëson deklaratën për Kurtin, i kritikon bashkëluftëtarët që i reaguan - Gazeta Express

Remi e plotëson deklaratën për Kurtin, i kritikon bashkëluftëtarët që i reaguan

Lajme

Gazeta Express

27/05/2021 21:34

Ish-komandanti i UÇK’së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook ka reaguar ndaj kritikave që erdhën së fundmi në drejtim të tij, nga bashkëluftëtarët, për një deklaratë të tij lidhur me Kurtin.

Mustafa kishte thënë në Pressing se kryeministrin Albin Kurti e ka bashkëluftëtar dhe se ishte takuar me të në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK’së.

Lexo Edhe:

E lidhur me këtë deklaratë, shumë bashkëluftëtarë të afërt të Remit reaguan duke i thënë të fundit se Kurti s’e ka kapur kurrë pushkën me dorë gjatë luftës.

Mustafa tha se fjalët e bashkëluftëtarëve të tij nuk meritojnë reagimin e tij, andaj edhe nuk do të merret me ta.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të ish-komandant Remit:

E vërtet që shumë ushtarë nuk e kanë ditur dhe nuk kanë pas arsye ta dinë shumë zhillime të mira që kishte në UÇK.Këtë deklaratë kam dhënë pasi u pyeta për deklaratën e Kryeministrit dhënë në Bruksel ku tha se në Ballkanin Perëndimor duhet pastruar skena politike nga kriminelët e luftës dhe të paqës.Rrustem Mustafa: Po flet ashtu sikur ai e njeh problemin, në vendin tonë nuk ka pasur krime lufte nga çlirimtaret. Unë Albin Kurtin e kam pasur bashkëluftëtar!Me Albin Kurtin jam takuar edhe në Shtabin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jemi takuar për qëllime të çlirimit të vendit.Ai ka qenë me detyra të veçanta në Zyrën e Përfaqësimit Politik të UÇK-së. Por, kemi pasur kontakte gjithëpërfshirëse. Gjatë kohës sa ishte pjesë e zyrës së Adem Demaci.PS.Emrat e pak ushtarve që u përdorën për të vjellë fjalë të pa matura nuk meritojnë reagimin tim dhe nuk do të merem me ta, ata janë ushtarë që nuk janë përmbushur dhe frikësohen se po humbin meritat e tyre duke pranuar meritat e atyre qe përfunduan detyrat me nderë në UÇK, jo domosdoshmërisht me e nga armët apo istikamet e nderit! Lavdia është e secilit që sherbeu UÇK me të gjitha detyrat që ju besuan!