Reagon Zhegrova pas supergolit me Baselin - Gazeta Express
string(41) "reagon-zhegrova-pas-supergolit-me-baselin"

Reagon Zhegrova pas supergolit me Baselin

Sport

Gazeta Express

25/11/2021 23:00

Edon Zhagrova ka shkëlqyer në fitoren e Basel në Europa Conference League.

Ai ka shënuar një gol shumë të bukur kundër Kairat Almaty, ku Baseli fitoi 3-2, po humbiste dy herë në këtë takim.

Lexo Edhe:

Goli i kthesës për Basel ishte ai në minutën e 69’, i shënuar nga talenti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.

Ai realizoi një gol shumë, shumë të bukur nga distanca për të barazuar rezultatin në 2-2.

Pak minuta më pas, shënoi edhe një shqiptar tjetër, Pajtim Kasami. Sulmuesi realizoi golin e përmbysjes për 3-2 në minutën e 73’.

“Tjetër gol, tri pikë të tjera”, shkroi Zhegrova në Instagram. /Gazeta Express/