Reagon Melisa pas intervistës së Teas dhe thashethemeve në lidhje me Andin - Gazeta Express

Reagon Melisa pas intervistës së Teas dhe thashethemeve në lidhje me Andin

Rozë

Gazeta Express

08/04/2021 8:22

Gjatë intervistës së fundit, Tea Trifoni zbuloi se Andi ka pasur një lidhje gjatë kohës sa ishin duke aktruar se dyshja ishin çift. Tea nuk e tha emrin e vajzës, por dyshimet janë të forta për Melisën, pasi gjatë asaj kohë, për të cilën Tea ka folur, Andi është përfolur vetëm për lidhje me Melisën.

Ndërkohë Andi ishte i pari që reagoi në lidhje me deklaratat e Teas, duke paralajmëruar se shumë shpejt do të japë edhe ai versionin e tij.

“Si fillim vjen njohja, pastaj lidhja, pastaj vjen Për’puthen dhe ndahesh… Siç kam thënë, është naiviteti që të bën të flasësh.

Gjithsesi presim, sepse dhe unë do të jap variantin tim. Në momentin që do të kem 30 mijë folloë në faqen time në Facebook do të bëj aty reagimin tim për fjalët e Teas. Do ketë gjëra të forta!”, ka shkruar Andi.

Nga ana tjetër, Melisa në mes të gjithë kësaj zhurme vendosi dje që të mbyllte llogarinë e saj në “Instagram”. Shumë e përkthyen si një lëvizje për të qëndruar larg “problemeve”, por në fakt nuk është kështu.

Melisa ka reaguar përmes një videoje në “TikTok”, ku ka treguar se edhe ajo do të flasë shumë shpejt për gjithçka, sepse ndjehet e lodhur nga fjalët që po thuhen për të. Ajo shprehet se nuk mundet të durojë më tepër hipokrizinë e njerëzve që përpiqen ta ulin, për t’u ngritur vetë sa më lart.

“Personazh publik apo jo personazh publik, mbi të gjitha jam njeri prej mishi e gjaku si të gjithë ju. Por me sa duket asnjë nuk ndalet. Nuk më ka mbyllur asnjë Insatgramin, account-in e kam mbyllur vetë sepse më lodhët.

Do rikthehem, sepse duhet të flas dhe unë. Jo për publikun, sepse unë nuk i detyrohem askujt që të flas gjëra të mia private! Këtë pjesë duhet ta kenë të qartë gjithë njerëzit dhe portalet. Duhet të flas, sepse mesa duket supet e mia nuk mbajnë dot hipokrizinë, filozofinë dhe moralet që shesin një pjesë për të dalë nga situata.

Por nuk ngrihesh duke ulur të tjerët, por meqë dëshironi këtë lojë, ua kam borxh pra! Le të hapen letrat për të gjithë dhe të vendosim pikat mbi i sepse realisht më lodhët, por nuk rrëzohem!”, ka shkruar Melisa në videon e saj.