Ramush Haradinaj nuk i mban lotët në varrimin e të vrarëve në Gllogjan - Gazeta Express

Ramush Haradinaj nuk i mban lotët në varrimin e të vrarëve në Gllogjan

Lajme

Gazeta Express

28/11/2021 19:24

Sot iu dha lamtumira e fundit dy nxënësve të fshatit Gllogjan që humbën jetën të premten mbrëma pasi u vranë në një pritë së bashku me shoferin e autobusit. Dy ditë pas sulmit ndaj një autobusi që po barte nxënës në linjën Gjakovë-Deçan, ende nuk dihet se kush shkaktoi vrasjen e trefishtë.

Në varrimin e tyre morën pjesën qindra persona, e në mesin e tyre ishte edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili nuk mundi t’i mbante lotët për vdekjen e dy të rinjve që vinin nga fshati i tij i lindjes.

Lexo Edhe:

Haradinajn, si rrallë herë më parë, e tradhtuan lotët në momentin e varrimit të viktimave nga sulmi mbi autobus. Ai nuk ishte parë duke qarë as në kohën kur u varrosën vëllëzërit e tij në luftë, Luani e Shkëlzeni dhe as kur e varrosi vëllain e tij Enverin, i cili u vra pas lufte dhe as babanë e tij, Hilmiun, i cili vdiq disa vite më parë, shkruan Gazeta Express.

Haradinajn po ashtu ishte i treguar i fortë duke mos qarë edhe për 22 dëshmorët që vijnë nga fshati i tij, Gllogjani, të cilët ranë gjatë luftës për çlirim të Kosovës.

 Në foton ku shihet Ramush Haradinaj duke qarë, shumë i mërzitur duket po ashtu edhe djali i dëshmorit Shkëlzen Haradinaj, Luani.

Haradinaj u ka shprehur ngushëllime famlijarëve të të vrarëve dhe është lutur që këso raste të mos ndodhin më.

Në varrim ka marrë pjesë edhe kryeministri, Albin Kurti, si dhe disa ministra. /Gazeta Express/