Gazeta gjermane Bild e cila në muajn maj të vitit 2019 shkruante për Shqipërinë vend kaotik në duar të gangsterëve. Gazeta zbardhte edhe një telefonatë të kryeministrit Edi Rama me një drejtues të komisionit lokal të zgjedhjeve, bisedë e përfshirë tek Dosja tejet e përfolur 184 për zgjedhjet në bashkinë e Dibrës.
Ditën e sotme kjo gazetë i ka dedikuar një shkrim të shkurtër Shqipërisë.
Gazeta “Bild”, ka renditur kryeministrin Edi Rama në listën e “fituesve” të ditës, ku shkruhet se kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama do të jetë ndërmjetësuesi i takimit Turqi-Greqi për të normalizuar marrëdhëniet mes tyre.
Sipas BILD, ka qënë kancelarja gjermane Angela Merkel, vetë personi që e ka inkurajuar Ramën që të ndërhyjë për të shuar tensionet mes dy vendeve.
“Kancelarja personalisht e inkurajoi atë! Edi Rama (56), Kryeministri i Shqipërisë, po përpiqet të mbledhë krerët e shtetit të Turqisë dhe Greqisë në një tavoline. Historiku: mosmarrëveshja për ishujt në Detin Egje, e cila kohët e fundit ishte përshkallëzuar.
Rama, ndërtuesi i urës së dialogut!,”-shkruhet në artikull.
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ftoi pak ditë më parë zyrtarisht Greqinë që të ulet në bisedime me Turqinë në Tiranë. Takimi fillimisht u caktua të ndodhte në Tiranë, me ftesë të kryeministrit Edi Rama por më pas u zhvendos për në Stamboll, më 25 janar.