Qeveria e konfirmon: Blerim Kuçi e ka ofruar dorëheqjen te kryeministri - Gazeta Express
string(70) "qeveria-e-konfirmon-blerim-kuci-e-ka-ofruar-doreheqjen-te-kryeministri"

Lajme

Gazeta Express

13/01/2021 9:34

Qeveria e konfirmon: Blerim Kuçi e ka ofruar dorëheqjen te kryeministri

Lajme

Gazeta Express

13/01/2021 9:34

Blerim Kuçi ka ofruar dorëheqjen nga pozita e ministrit të Ekonomisë.

Zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku, ka thënë për Express se kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka marrë kërkesë nga Blerim Kuçi që ta lirojë atë nga detyra e ministrit.

Lexo Edhe:

“Ka arritur një kërkesë për lirimin nga detyra nga ana e ministrit”, ka pohuar Baxhaku.

Ajo tha se gjatë ditës, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti do të marrë vendim nëse do t’ia pranojë dorëheqjen ministrit Blerim Kuçi, apo do ta refuzojë atë.

“Kryeministri sot do ta shqyrtojë këtë kërkesë, nëse do ta pranojë atë apo jo”, tha Baxhaku.