Protesta te Ministria e Brendshme, vëllai i Sabrina Bengajt: Ish-bashkëshorti ishte dhelpër, na e punoi shumë bukur prapa krahëve - Gazeta Express
string(126) "protesta-te-ministria-e-brendshme-vellai-i-sabrina-bengajt-ish-bashkeshorti-ishte-dhelper-na-e-punoi-shume-bukur-prapa-kraheve"

Protesta te Ministria e Brendshme, vëllai i Sabrina Bengajt: Ish-bashkëshorti ishte dhelpër, na e punoi shumë bukur prapa krahëve

Shqiperi

Gazeta Express

15/09/2021 19:15

Vëllai i Sabrina Bengajt, Armando Bengaj ka qenë i pranishëm në protestën para Ministrisë së Brendshme për motrën e tij të ndjerë.

Armando Begaj për “News24” ka deklaruar se ish-kunati i tij, Elton Metaj ka qenë një dhelpër që e luajti mirë rolin.

Lexo Edhe:

Sipas tij, Metaj ia punoi gjithë familjes shumë bukur mbrapa krahëve.

‘’Ata janë  fajtorët që e nxorën nga burgu at nga burgu atë. Edhe ai doktori në burgun e Zaharisë që gjoja ka qenë i sëmurë, ai ka qenë një dhelpër që diti ta luajë mirë rolin. Na i punoi shumë bukur, neve. Na i punoi mbrapa krahëve. ‘’- tha Armando Bengaj.