Protesta e AlbControl, shkon në 28 numri kontrollorëve të shoqëruar - Gazeta Express
string(66) "protesta-e-albcontrol-shkon-ne-28-numri-kontrolloreve-te-shoqeruar"

Shqiperi

Gazeta Express

08/04/2021 8:34

Protesta e AlbControl, shkon në 28 numri kontrollorëve të shoqëruar

Shqiperi

Gazeta Express

08/04/2021 8:34

Ka shkuar në 28 numri i kontrollorëve të shoqëruar në policinë e Tiranës. I pari që u shoqërua ishte Muhni Mezini.

Mësohet se numri i të shoqëruarve pritet të jetë më i lartë gjatë orëve në vijim.

Shoqërimet e tyre për t’u marrë në pyetje janë bërë me urdhër të Prokurorisë pas kallëzimit që kompania AlbControl bëri ndaj organizatorëve. Ndërsa Prokuroria nisi menjëherë hetimet me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Kujtojmë se në aeroportin e Rinasit prej mëngjesit të së mërkurës nuk mund të realizohet asnjë fluturim.

Shkak është bërë greva e kontrollorëve që akuzojnë se u është ulur paga.