Presidenti Biden nga Shtëpia e Bardhë me video-mesazh për Kosovën - Gazeta Express
string(44) "presidenti-biden-me-video-mesazh-per-kosoven"

Presidenti Biden nga Shtëpia e Bardhë me video-mesazh për Kosovën

Lajme

Gazeta Express

30/07/2021 16:16

Presidenti amerikan, Joe Biden përmes një video-mesazhi ka falenderuar presidenten Vjosa Osmani për Medaljen Presidenciale për Sundimin e Ligjit që do ta ndajë të dielën për Baun Biden djalin e ndjerë të presidentit Biden, raporton Gazeta Express.

Osmani ka ndarë një pjesë të video-mesazhit të presidentit amerikan i cili flet për punën e djalit të tij të ndjerë Beau Biden në Kosovë dhe falenderimin për Medaljen që pritet t’i ndahet të dielën.

Lexo Edhe:

“Në një ceremoni që do të organizojmë këtë të diel, do të ndajë Medaljen Presidenciale për Sundim të Ligjit për të ndjerin Beau Biden, të birin e Presidentit amerikan Joe Biden për kontributin e tij në këtë fushë gjatë shërbimit të tij në Kosovë. Është nder të kem mundësinë të ndajë këtë medalje për të ndjerin Beau Biden por që i dedikohet edhe shumë grave e burrave që shërbyen në Kosovë e që erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nëpërmjet një letre që i kam dërguar para ca kohe, i kam propozuar Presidentit Biden që të na drejtohet nëpërmjet një video adresimi në këtë ceremoni. Jam e nderuar që sot mund të ndajë me ju një pjesë të kësaj videoje, e cila të dielën do të publikohet e plotë dhe me përkthim. Ky adresim e Presidentit Biden dëshmon raportet speciale e të palëkundura ndërmjet dy vendeve tona. Jemi të bekuar me aleatin tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Osmani./Express/