Policia jep detaje për arrestimin e drejtorit të Sekretariatit të KPK-së dhe një personi tjetër - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

01/03/2021 14:14

Policia jep detaje për arrestimin e drejtorit të Sekretariatit të KPK-së dhe një personi tjetër

Lajme

Gazeta Express

01/03/2021 14:14

Pas raportimeve për arrestimin e drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, në stacionin policor është shoqëruar edhe një tjetër person.

Personat që janë shoqëruar në stacionin policor janë të dyshuar për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka shoqëruar për intervistim dy persona. Të njejtit janë shoqëruar për intervistim, mbi dyshimin e bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, thuhet në përgjigjen e policisë për Gazetën Express.

Javën e kaluar Policia e Kosovës ka zhvilluar aksione në disa lokacione të vendit, me dyshimimet për keqpërdorime në subvencione në Ministrinë e Bujqësisë janë arrestuar disa zyrtarë, numri i të arrestuarve ka shkuar në 21.