Policia del afër Kishës në oborrin e UP-së ku më parë u mbajt liturgjia - Gazeta Express
string(71) "policia-del-afer-kishes-ne-oborrin-e-up-se-ku-me-pare-u-mbajt-liturgjia"

Policia del afër Kishës në oborrin e UP-së ku më parë u mbajt liturgjia

Lajme

Gazeta Express

10/06/2021 13:41

Policia e Kosovës ka dalë në Kishën e braktisur që gjendet në kampusin e UP-së, e ku sot është bërë e ditur se peshkopi Teodosije i Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit ka mbajtur liturgji, raporton Gazeta Express.

T7 ka dalë në vend të ngjarjes derisa raporton se aty gjenden në inspektim momentalisht Policia e Kosovës.

Lexo Edhe:

Gazeta Express ka kontaktuar policinë e Kosovës për të parë nëse kanë informacione për mbajtjen e kësaj ceremonie.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, të njëjtët nuk kanë kthyer përgjigje.

Peshkopi Teodosije i Dioçezës së Rashkës dhe Prizrenit ka mbajtur liturgji në Kishën e braktisur në oborrin e UP-së për herë të parë prej vitit 1998.

Për festën që mbahet në ditën e 40 pas krishtlindjeve ortodokste që njihet si “Dita e Ngritjes së Krishtit”, Dioçeza e Rashkës dhe Prizrenit ka mbajtur liturgji së bashku me besimtarë dhe peshkopë të tjerë, shkruan KosovoOnline, transmeton Gazeta Express.

“Për herë të parë që nga viti 1998, një liturgji është mbajtur në Kishën e Krishtit Shpëtimtar në qendër të Prishtinës. Liturgjia e shenjtë është shërbyer nga Peshkopi Teodosije me priftërinj dhe besimtarë në kishën e pambaruar, për nder të ditës së ngritjes”, thuhet në deklaratën e Dioçezës./Express/