“Po shoh që ka shumë ankesa në Prizren”, Kadaj-Bujupi jep parashikim negativ për VV’në - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

17/09/2021 22:08

“Po shoh që ka shumë ankesa në Prizren”, Kadaj-Bujupi jep parashikim negativ për VV’në

Lajme

Gazeta Express

17/09/2021 22:08

Opinonistja Donika Kadaj-Bujupi ka parashikim negativ për rezultatin e VV’së në qytetin e Prizreni. Ajo thotë se atë që e ka thënë në fjalime VV ka dështuar ta zbatojë në praktikë.

“Nëse Vetëvendosja është shquar edhe ka shkëlqyer në kuptimin e paraqitjes, marrëdhënieve me publikun, prezantimit të ideve, fjalimeve, qëndrimeve, elokuencës, nuk është shquar si e tillë në menaxhim dhe këtë e kemi parë në dy komuna, edhe në Prishtinë edhe në Prizren’, tha Donika Kadaj-Bujupi në emisionin Pressing në T7.

Lexo Edhe:

‘Nuk është që kemi parë menaxhim ose kryetarë menaxherë e kryetari i Komunës kryesisht e luan rolin e një menaxheri i cili ka me menaxhuar qytetin”, shtoi ajo.

“As pastrimi, as gjelbërimi,  as shërbimi, as uji…u ndërtua Prishtina e re por nuk u ndërtua infrastruktura përkatëse. Kjo është punë e kryetarit, s’është punë e kryetarit me dalë me fol për politika nacionale”, theksoi Kadaj-Bujupi.

“Në Prizren nuk jetoj por po shoh që shumë ankesa. Domethënë nuk munden me e përdor të njëjtin argument dhe kjo ka me u hakmerrë duke mos mbërri rezultatin e njëjtë”, theksoi ajo.