Përfundon afati në KQZ, dy koalicione do të garojnë në zgjedhje - Gazeta Express
string(62) "perfundon-afati-ne-kqz-dy-koalicione-do-te-garojne-ne-zgjedhje"

Lajme

Gazeta Express

12/01/2021 20:29

Përfundon afati në KQZ, dy koalicione do të garojnë në zgjedhje

Lajme

Gazeta Express

12/01/2021 20:29

Ka përfunduar afati për regjistrim të koalicioneve për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit. Në KQZ thonë se kanë pranuar vetëm dy njoftime për koalicione.

Zëdhënësi i KQZ’së Valmir Elezi, ka dhënë detaje.

Lexo Edhe:

“Deri sot në orën 18:00 ka qenë afati që partitë politike të cilat janë të regjistruara në KQZ të njoftojnë KQZ’në se duan të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit përmes koalicionit, pra jo si të vetme. Në këtë drejtim deri në këtë kohë kemi pranuar vetëm dy njoftime dhe atë nga partitë politike që vijnë nga minoritetet. Bëhet fjalë për koalicionin VAKAT i ëprbërë prej Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe  Koalicioni ZAJENO, i përbërë nga partitë politike Pokret za Gora (PG) dhe Graðanska Inicijativa Gore (GIG)’, tha Elezi për RTK’në.

Ndërkohë ai ka dhënë detaje rreth certifikimit të partive politike.

“Deri më datë 16 janar në orën 18:00 subjektet politike, pra flasim këtu për partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur deri në atë kohë mund të sjellin në KQZ aplikimin e tyre për tu certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje bashkë me listën e kandidatëve që garojnë në këto zgjedhje”, shtoi ai.