Nëntori shkoi pa vizitën e paralajmëruar të Kurtit në Amerikë - Gazeta Express
string(61) "nentori-shkoi-pa-viziten-e-paralajmeruar-te-kurtit-ne-amerike"

Nëntori shkoi pa vizitën e paralajmëruar të Kurtit në Amerikë

Lajme

Gazeta Express

30/11/2021 19:15

Plani i Kurtit për të shkuar në Amerikë gjatë muajit nëntor mbeti vetëm synim. Para 70 ditëve, kryeministri Kurti u pati treguar deputetëve në Kuvend se planifikon që në nëntor të udhëtojë drejt SHBA-së, gjë e cila nuk ndodhi.

Për vizitën e tij në SHBA gjatë muajit nëntor, Kurti u kishte treguar deputetëve nga foltorja e Kuvendit të Kosovës. E kjo erdhi pasi deputetët opozitarë e pyetën Kurtin pse nuk shkoi në Asamblenë e Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Lexo Edhe:

“Mirëpo, në SHBA do të udhëtoj në nëntor. Bëhet fjalë për koordinim të brendshëm që unë besoj që është i duhur dhe i mirë për shtetin tonë”, kishte thënë kryeministri.

Gjatë muajit nëntor, Gazeta Express e ka pyetur zyrën e kryeministrit dy herë lidhur me këtë çështje, por këta të fundit nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkaq, presidentja Vjosa Osmani e ka konfirmuar se Kosova është ftuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, për të marrë pjesë në Samitin për Demokraci që do të mbahet më 9 dhe 10 dhjetor.

“Falënderoj Presidentin Biden për ftesën në Samitin për Demokraci të organizuar nga Shtëpia e Bardhë si dhe vlerësimin për partneritetin e ofruar nga Kosova për të punuar drejt fuqizimit të shoqërisë demokratike që respekton të drejtat e njeriut, të cilat ia mundësojnë secilit qytetarë ta përmbush potencialin e vet. Pas takimeve produktive të javës së shkuar në Ëashington, në të cilat jam njoftuar se Kosova do të jetë pjesë e këtij Samiti, jam e nderuar ta pranoj ftesën nga Presidenti Biden”, ka shkruar Osmani.

Përfaqësues i Kosovës në këtë samit do të jetë presidentja, Vjosa Osmani, e jo kryeministri Albin Kurti, për dallim nga Shqipëria ku pritet të shkojë kryeministri Edi Rama, e jo presidenti Ilir Meta. /Express/