Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, raporton Express
IHK bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në -1 gradë Celsius.
Maksimalja e ditës parashihet të lëvizë ndërmjet 4-5 gradë Celsius.
Po ashtu, bëhet e ditur se do të frjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4 m/s.
“Të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4 m/s”, njofton IHK./GazetaExpress/