Liburn Aliu tregon nëse VV i ka bërë ofertë Vjosa Osmanit - Gazeta Express

Liburn Aliu tregon nëse VV i ka bërë ofertë Vjosa Osmanit

Lajme

Gazeta Express

01/12/2020 21:48

Deputeti i LVV’së në Kuvend të Kosovës, Liburn Aliu, ka sqaruar se partia e tij e respekton u.d-në e presidentit, Vjosa Osmanin, për shkak të numrit të votave.

Megjithatë, ai e ka mohuar idenë se VV’ja mund t’i ketë bërë ofertë Osmanit. Deputeti Aliu i bëri këto komente në emisionin ‘Rubikon’, shkruan Gazeta Express.

“Lëvizja Vetëvendosje gjithmonë e ka pasur derën hapur për çdokënd. Për më tepër, ne kërkojmë njerëz me integritet politik. Pse jo edhe me një subjekt të fortë politik”, ka thënë ai.

Megjithatë, ai ka shprehur dëshirë që ajo të ishte në Vetëvendosje, ndonëse e ka parë si opsionin e fundit të saj.

“Vjosa Osmani e ka respektin e Lëvizjes Vetëvendosje, për shkak të numrit të votave si kandidate. Madje, ajo ka shtatëfish më shumë vota sesa kryeministri i vendit”, ka thënë ai. /Gazeta Express/