Lekaj godet Hotin: Kënd duan ta bindin me reciprocitetin, vetë patën pranuar ta heqin - Gazeta Express
string(83) "lekaj-godet-hotin-kend-duan-ta-bindin-me-reciprocitetin-vete-paten-pranuar-ta-heqin"

Lekaj godet Hotin: Kënd duan ta bindin me reciprocitetin, vetë patën pranuar ta heqin

Lajme

Gazeta Express

12/01/2021 23:44

Anëtari i AAK’së, Pal Lekaj ka kritikuar vendimin e kryeministrit ën detyrë, Avdullah Hoti, për vënien e reciprocitetit me Serbinë.

Lekaj tha në emisionin dPT te Fidani ën T7 se ishte vetë Hoti dhe LDK ata që kritikuan Qeverinë Haradinaj për vënien e taksës dhe Qeverinë Kurti për vënien e reciprocitetit.

Lexo Edhe:

“Nuk e shoh që të luhet me këto vendime kur dihet se zoti Haradinaj për vendimet që i ka pasur për taksën dhe ftesën që e ka pasur nga gjykata e Hagës e dërgoi vendin në zgjedhje. Kur e miratoi vetë Hoti tash para zgjedhjeve është hajgare. Kur dihet se zgjedhjet janë afër“, tha ai.

“Me që kanë pranuar ta hekin taksën dhe të mos vënë reciprocitet atëherë cfarë arsye kanë dhe kënd duan ta bindin se tani duan të vëjnë reciprocitet. E kemi qëndrimin e qartë. Nëse Serbia nuk i respekton marrëveshjet atëherë edhe ne tërhiqemi“, shtoi ai. /Express/