Latifi: Opozitë veç Haradinaj e Molliqaj, PDK-ja e LDK-ja në depresion - Gazeta Express
string(68) "latifi-opozite-vec-haradinaj-e-molliqaj-pdk-ja-e-ldk-ja-ne-depresion"

Latifi: Opozitë veç Haradinaj e Molliqaj, PDK-ja e LDK-ja në depresion

Lajme

Gazeta Express

08/04/2021 8:07

Filozofi Blerim Latifi ka komentuar aksionin e mbrëmshëm të PSD-së, raporton Gazeta Express.

Në një shkrim në Facebook, Latifi ka thënë se opozitë në Kosovë është reduktuar në dy njerëz.

Lexo Edhe:

Sipas tij, këta dy persona janë Ramush Haradinaj që po kundërshton në Kuvend dhe Dardan Molliqaj që po kundërshton në rrugë.

Ai ka thënë tutje, se LDK-ja dhe PDK-ja po konsumojnë shenjën e parë të gjendjes depresive.

“Krejt opozita në Kosovë është reduktu në dy njerëz: Ramush Haradinajn në Kuvend dhe Dardan Molliqajn në rrugë. Ndërkaq, LDK dhe PDK po konsumojnë shenjën e parë të gjendjes depresive: mungesën e vullnetit për t’u ngritur nga shtrati”, ka thënë ai./GazetaExpress/