Konjufca: Bashkimi kombëtar është destinim historik, nuk ndodh brenda një dite - Gazeta Express
string(76) "konjufca-bashkimi-kombetar-eshte-destinim-historik-nuk-ndodh-brenda-nje-dite"

Lajme

Gazeta Express

13/01/2022 21:12

Konjufca: Bashkimi kombëtar është destinim historik, nuk ndodh brenda një dite

Lajme

Gazeta Express

13/01/2022 21:12

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfuca, ka folur për bashkimin kombëtar në emisionin Pressing në T7.

VV ka folur për kauzën e bashkimit kombëtar me Shqipërinë prej kohës kur është themeluar në vitin 2005. Gjithsesi, tani me ardhjen në pushtet të VV-së, duket se kauza e bashkimit nuk është ndër prioritetet.

Lexo Edhe:

Gjithsesi, Konjfuca thotë se VV ka një koncept afatgjatë për të arritur tek bashkimi kombëtar si dhe ka thënë se ai është një destinim historik. Ai po ashtu ka shtuar se opsioni i federatës është njëra prej mundësive.

“Për bashkim kombëtar VV ka pasur një koncept afatgjatë. Jam marrë me mendimtarë dhe e kam shpjeguar me argumente. Mendoj se njëra prej fazave që ndodhet shteti i Kosovës është konsolidimi i sovranitetit dhe shtetndërtimit. Dhe mendoj se ky proces ëshhtë fazë drejt forcimit komëbtar. Çlirimi i ka marrë disa vite ndërsa edhe pavarësia ashtu. 14 vite i kemi prej pavarësisë. Tash jemi në kohën kur Pako e Ahtisarit është frymë e Kushtutës. Plani ishte parë edhe nga ndërkombëtarët si zgjidhje afatshkurtër. Ishte menduar se për dy mandate do të vlejë Pakoja e Ahtisarit dhe pastaj kur të pjekët si shtet të kalojë në fazën tjetër. Bashkimi kombëtar është destinim historik. Nuk e përjashtoj mundësinë që fillimisht të jetë funksionimi drejt një federate”, përfundoi ai. /Gazeta Express/