Klan Kosova shantazhon “Kujtesën”, kompania publikon kontratën valide për transmetim deri më 30 qershor 2021 - Gazeta Express
string(105) "klan-kosova-shantazhon-kujtesen-kompania-publikon-kontraten-valide-per-transmetim-deri-me-30-qershor-2021"

Klan Kosova shantazhon “Kujtesën”, kompania publikon kontratën valide për transmetim deri më 30 qershor 2021

Gazeta Express

20/11/2020 16:08

Klan Kosova ka nisur një̈ fushatë kundër platformës “Kujtesa”, në emër të gjoja shfrytëzimit të paautorizuar të të drejtave televizive. Në fakt, e vërteta është krejtësisht tjetër. “Kujtesa”, në bazë të kontratës me televizionin Klan Kosova, mund ta transmetojë këtë kanal deri në 30 qershor 2021. Gazeta Express sjell dëshmitë që demantojnë plotësisht televizionin Klan Kosova.

Ka disa ditë që televizioni Klan Kosova ka filluar një sulm dhe shantazh mediatik përmes të cilit thotë se “ky kanal televiziv është duke u transmetuar në mënyrë ilegale dhe të paautorizuar në platformën Kujtesa dhe Telcomm”.

Lexo Edhe:

Mirëpo, sipas Kujtesës, kjo kompani ka kontratë valide me Klan Kosovën dhe kërkon që kjo kampanjë të ndalet.

“Kujtesa dhe Telcomm janë informuar se janë duke e transmetuar në mënyrë të jashtëligjshme programin e Klan Kosovës, por të dyja kanë vazhduar ta kenë në platformat e tyre kanalin tonë. Njëra dhe tjetra do të ndiqen penalisht për këtë. Televizioni iu bën thirrje autoriteteve përkatëse, përfshirë Komisionin e Pavarur për Media, por edhe organeve të drejtësisë, të merren me këtë çështje dhe të garantojnë rregullshmëri dhe zbatim të ligjit në këtë fushë. Nga e shtuna, Klan Kosova ua ka ndërprerë sinjalin edhe disa platformave dhe operatorëve tjerë që kanë transmetuar programet e televizionit pa asnjë marrëveshje dhe në mënyrë të paautorizuar, siç bënë Kujtesa dhe Telcomm”, thuhet në njoftim të Klan Kosovës.

Mirëpo, sipas Kujtesës, kjo kompani ka kontratë valide me Klan Kosovën dhe ka kërkuar përmes avokatëve të saj, që kjo kampanjë e Klan Kosovës kundër saj të përfundojë, në të kundërtën do t’u drejtohet organeve kompetente.

“Fushata e filluar nga Klan Kosova kundër Klientit tonë është në kundërshtim me të vërtetën, dhe është në shkelje të marrëdhënies ekzistuese kontraktuale midis Kujtesa Net SHPK dhe Klan Kosova SHPK”, thuhet në letrën e avokatëve të Kujtesës dërguar KPM-së.

Sipas Kujtesës, kjo kompani ka kontratë aktualisht me Klan Kosovën që zgjat deri në 30 qershor 2021.

“Njohja dhe shpërfillja e qëllimshme e Klan Kosovës për marrëdhëniet ekzistuese kontraktuale me Kujtesa Net. SHPK dhe përhapjen e saj të qëllimshme e informacioneve jo të sakta në publik, i ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe të reputacionit të Klientëve të Kujtesa. Në funksion të kësaj, ne kërkojmë që menjëherë pas marrjes së kësaj letre, të kërkohet që KLAN Kosova të pushoj dhe të heq dorë menjëherë nga çdo transmetim i mëtejshëm i kësaj fushate shpifëse dhe përmbajtjes së saj, në cilindo formë”, thuhet më tej në kërkesën e avokatëve të Kujtesës drejtuar KPM-së dhe Organeve kompetente.