Këngëtarja e famshme zhduket nga “Instagram”-i menjëherë pas fejesës, zbulon arsyen - Gazeta Express
string(80) "kengetarja-e-famshme-zhduket-nga-instagram-i-menjehere-pas-fejeses-zbulon-arsyen"

Këngëtarja e famshme zhduket nga “Instagram”-i menjëherë pas fejesës, zbulon arsyen

Rozë

Gazeta Express

15/09/2021 18:48

Pak ditë pasi zbuloi përmes postimeve në rrjetet sociale se është fejuar, Britney Spears u zhuk krejt papritur nga “Instagrami”.

39-vjeçara e cila së fundmi është zgjedhur edhe si personi më me ndikim në botë, nuk i paralajmëroi fansat më parë për këtë vendim.

Lexo Edhe:

Por përmes një postimi në “Twitter”, këngëtarja me famë botërore vendosi që të tregonte arsyen që e çoi në këtë vendim që i habiti miliona ndjekësit e saj.

Këngëtarja e famshme zhduket nga “Instagram”-i, zbulon

“Mos u shqetësoni miq…thjesht po marr një pushim nga rrjetet sociale për të festuar fejesën time. Do kthehem shpejt” ,- shkroi këngëtarja në Twitter.

Kujtojmë se artistja ka shpallur fejesën me të dashurin e saj me një postim të mrekullueshëm ku shfaq një unazë diamanti. “Nuk mund ta besoj’, shkroi Spears.