Kandidati për president lajmërohet nga Koretniku: S'na mori moti i mirë, mjegull - Gazeta Express
string(77) "kandidati-per-president-lajmerohet-nga-koretniku-sna-mori-moti-i-mire-mjegull"

Kandidati për president lajmërohet nga Koretniku: S’na mori moti i mirë, mjegull

Gazeta Express

21/11/2020 20:06

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, është lajmëruar nga Maja e Koretnikut, me vendndodhje mes Prizrenit dhe Kukësit.

Haradinaj, përmes një videoje në Facebook’un e tij, ka bërë me dije se është ngjitur në Majën e Koretnikut, në kushte jo të përshtatshme atmosferike, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Siç bën ai me dije, i pari i Aleancës ka shkuar bashkë me disa miq të tij.

Emri i Haradinajt është përfolur për pozitën e presidentit nga partia e tij, e cila po e kërkon me ngulm atë në krye të vendit.

Deri më tani, nuk është arritur ndonjë koncensus i përgjithshëm nga partnerët e koalicionit për çështjen e presidentit. /Gazeta Express/