Hoti e shkarkon për të dytën herë Ilir Murtezajn, katër ditë pas kthimit në krye të ATK-së - Gazeta Express
string(86) "hoti-e-shkarkon-per-te-dyten-here-ilir-murtezajn-4-dite-pas-rikthimit-ne-krye-te-atkse"

Hoti e shkarkon për të dytën herë Ilir Murtezajn, katër ditë pas kthimit në krye të ATK-së

Lajme

Gazeta Express

12/01/2021 15:53

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka marrë vendim për shkarkimin e Ilir Murtezajt dhe riemërimin e Ekrem Hysenajt, në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), shkruan Gazeta Express.

Sipas njoftimit, pasi të përfundojë detyrën e U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm të ATK-së, Hysenaj kthehet në vendin e tij të punës sipas aktemërimit të cilin e ka pasur para këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi sot dhe obligohet Ministria e Financave dhe ATK-ja për zbatimin e tij.

Lexo Edhe:

Ky vendim i Hotit vjen pas rikthimit në vendin e punës të Ilir Murtezajt të cilin Hoti e shkarkoi muaj më parë.

Para katër ditësh me vendim të Inspektoratit të Punës, Murtezaj ishte rikthyer në krye të ATK-së, pas shkarkimit që iu bë nga Avdullah Hoti më 16 tetor të vitit të kaluar. /Gazeta Express/