Haxhiu: Agim Veliu ka fyer aktivistët e Vetëvendosjes në Podujevë - Gazeta Express

Haxhiu: Agim Veliu ka fyer aktivistët e Vetëvendosjes në Podujevë

Lajme

Gazeta Express

27/11/2020 23:36

Ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka folur për incidentin që ndodhi sot në Podujevë ku vazhdoi fushata zgjedhore për zgjedhjet e së dielës.

Thotë se ishte ish-kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, ai i cili ka fyer aktivistët e VV’së.

“Sipas aktivistëve të VV’së ka kaluar Isa Mustafa dhe Agim Veliu me disa militantë të tyre dhe me një polic por jo i veshur me uniformë të policisë, por polic civil i cili nuk e di a ka qenë në detyrë…dhe duke u ngjitur lart sheshit, i cili ende s’ka përfunduar, ata kanë filluar me provokime të ndryshme, me fjalë banale në drejtim të aktivistëve…këta e kanë lëshuar rrugën në mënyrë që të mos ndeshen me njëri-tjetrin. Kur ata janë ngjitur lart këta kanë konsideruar se ata nuk do të kthehen. Por ata janë kthyer dhe sërish kanë bërë tërheqje por pastaj ka pasur fyerje edhe nga Agim Veliu, merreni me mend, Ministri i Punëve të Brendshme, fatkeqësisht se Kosova ka një të tillë, i cili në vend që të kontribojë që të mos ketë përplasje ata tentojnë dhe provokojnë aktivistët e VV’së”, tha Haxhiu në emisionin “DPT te Fidani” në T7.

Ajo tha se kanë thyer bastionet e LDK’së në Llap me punën e tyre.

“Kjo flet shumë për panikën që kanë Agim Veliu e Isa Mustafa për humbjen në Podujevë të dielën sepse aa besoj se tashmë e kanë parë situatën në terren”, theksoi Haxhiu.

‘Podujeva deri më tani është qeverisur si sulltanat. Me pas dashtë Agim Veliu komunën e Podujevës, kish bo diçka. Nëse ka një komunë në të cilën nuk ndihet dora e pushtetit komunal është komuna e Podujevës. Podujeva që 20 vjet është keqeverisur dhe këta janë në panik sepse do ta humbin pushtetin”, tha Haxhiu.