Haradinaj tërhiqet pak për çështjen e presidentit një ditë para se Thaçit e Veselit t'i konfirmohet ose jo aktakuza - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

23/10/2020 14:48

Me i fundit

Haradinaj tërhiqet pak për çështjen e presidentit një ditë para se Thaçit e Veselit t’i konfirmohet ose jo aktakuza

Lajme

Gazeta Express

23/10/2020 14:48

Kreu  i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur para mediave pas takimit që ka pasur në Kuvend të Kosovës me krerët e koalicionit, raporton Gazeta Express.

Haradinaj ka thënë se së bashku me partnerët kanë folur për disa tema.

“Ajo që e kemi preokupim është çështja ekonomike, sepse gjendja po përkeqësohet edhe më shumë”, ka thënë ai.

Pas këtij takimi, Haradinaj ka folur edhe për aktakuzat e Speciales që mund t’i konfirmojë Tribunali për presidentin dhe kreun e PDK-së.

“Kosova çdo herë ka qenë me drejtësinë, besojmë në drejtësinë edhe drejtësia e ka vërtetuar luftën e drejtë të UÇK-së në të gjitha situatat. S’po themi që do të ketë konfirmim. Kosova duhet të vazhdojë fuqimisht t’i ndihmojë qytetarët e Kosovës që munden me qenë të akuzuar, jo kundër drejtësisë po për drejtësinë”, thotë ai.

“Kosova është me drejtësinë, e dimë të gjithë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë”, ka shtuar kreu i AAK-së.

Haradinaj duket se është tërhequr pak për çështjen e presidentit. Ai thotë se këto situata nuk janë të lehta e do të gjejnë një përgjigje së bashku.

“Jemi në punë në këto situata që munden me qenë jo aq të lehta dhe besojmë që do ta gjejmë një përgjigje së bashku. Nuk kam përgjigje për këtë temë aktualisht, në të ardhmen do të bisedojmë si do të rrjedhin këto procese”, thotë ai. /GazetaExpress/