Imami nga Deçani tregon se çka i tha një qytetar - Gazeta Express
string(89) "gruaja-ime-ka-vendosur-me-hy-ne-its-my-love-imami-nga-decani-tregon-cka-i-tha-nje-qytetar"

Imami nga Deçani tregon se çka i tha një qytetar

Lajme

Gazeta Express

07/12/2021 8:53

Imami nga Deçani, Naser Tolaj, po i quan degjeneruese e shkatërruese emisionet argëtuese që po transmetohen në mediat në Kosovë e Shqipëri, raporton Express

Imami nga Deçani, Naser Tolaj, para pak ditësh ka kritikuar emisionet argëtuese që po transmetohen në televizionet e Kosovës dhe Shqipërisë, raporton Express

Lexo Edhe:

Tolaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se emisionet si “It’s my love”, “Për’puthen” dhe “Big Brother”, janë degjenerim i rinisë.

Ai të hënën ka deklaruar se një qytetar i ka shkruajtur se bashkëshortja e tij ka vendosur të hyjë në emisionin e dashurisë “It’s my love”.

“…thotë ‘gruaja ime ka vendosur me hy në “It’s my love”’. Thotë ‘nuk po e di tani çka me bo, a me e shkurorëzu apo, dmth kam ardhur deri pika e fundit, deri te ndarja’. Imagjino tash çka po na servojnë këto emisione…”, ka deklaruar Tolaj në radio Klan.

Ndryshe, Tolaj këto reagime i ka bërë pasi në këtë emision para pak ditësh du konkurrente janë ëprleshur fizikisht me njëra-tjetrën./GazetaExpress/