Grenell godet Kurtin: Ai është anti-amerikan, kundërshtoi Clintonin, Bushin, Obamën e Trumpin - Gazeta Express
string(89) "grenell-godet-kurtin-ai-eshte-anti-amerikan-kundershtoi-clintonin-bushin-obamen-e-trumpin"

Grenell godet Kurtin: Ai është anti-amerikan, kundërshtoi Clintonin, Bushin, Obamën e Trumpin

Lajme

Gazeta Express

02/03/2021 15:37

Ish-emisari i Administratës së Donald Trump, Richard Grenell, ka reaguar pas qëndrimit të fundit të Albin Kurit rreth lokacionit të Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Grenell e ka quajtur Kurtin “majtist anti-amerikan”, që sipas tij ka qenë kundër Administratës dhe politikës së SHBA’së ndër vite, duke përmendur Bill Clintonin, Geroge Bushin, Barack Obamën dhe Donald Trumpin.

Lexo Edhe:

“ Lideri i ri i Kosovës majtisti anti-amerikan, Albin Kurti, ka qenë kundër politikës së SHBA’së që është sygjeruar nga Bill Clinton, Geroge Bush, Baracka Obama dhe Donald Trump”, ka shkruar Grenell.

“Ai gjithmonë është anti-amerikan”, ka theksuar Grenell.

Ish-emisari ndërkohë ka ftuar adminisrtatën e Joe Biden që ta ndalojë Kurtin./GazetaExpress/

Marrëveshja për njohje reciproke Kosovë-Izrael është arritur si rezultat i ndërmjetësimit të presidentit amerikan, Donald Trump./Express/