Gjesti i mirë i Ronaldos pasi e goditi me top punëtoren e sigurimit - Gazeta Express
string(69) "gjesti-i-mire-i-ronaldos-pasi-e-goditi-me-top-punetoren-e-sigurimit-2"

Gjesti i mirë i Ronaldos pasi e goditi me top punëtoren e sigurimit

Futboll

Gazeta Express

15/09/2021 18:45

Punëtorja e sigurimit të Young Boys mori mbrëmë goditjen më të ëmbël në jetë.

Në momentin kur lojtarët po kryenin nxehjen para sfidës në Ligën e Kampionëve mes Young Boys dhe Manchester United, Cristiano Ronaldo pa dashje e goditi punëtoren e sigurimit.

Lexo Edhe:

Ajo nuk ishte e vëmendshme, duke u kujdesur për rendin në stadium, teksa Ronaldo po tentonte goditjet e dënimit.

Sido që të jetë, pas asaj që ndodhi, CR7 e vërejti menjëherë dhe numri 7 u tregua bujar dhe i shkroi pranë më pas për ta ngushëlluar madje në fund i dhuroi dhe fanellën.

Ai vazhdimisht i fliste për të mësuar më shumë për gjendjen e saj, pasi ajo kishte rënë menjëherë në tokë pas goditjes.

Por, ishte vetëm një tronditje e momentit dhe më pas çdo gjë kaloi, derisa punëtorja s’do ta harrojë kurrë mbrëmjen që qëndroi pranë dhe i fliste Ronaldo, njeriu që miliona fansa nëpër botë ëndërrojnë së paku ta shohin nga larg. /Gazeta Express/