"Gjatë kohës sa isha aty, nuk e kam parë kurrë të ushtrojë gjuajtjet e lira", ish-lojtari i Barcelonës flet për Messin - Gazeta Express
string(114) "gjate-kohes-sa-isha-aty-nuk-e-kam-pare-kurre-te-ushtroje-gjuajtjet-e-lira-ish-lojtari-i-barcelones-flet-per-messin"

Futboll

Gazeta Express

02/03/2021 17:47

“Gjatë kohës sa isha aty, nuk e kam parë kurrë të ushtrojë gjuajtjet e lira”, ish-lojtari i Barcelonës flet për Messin

Futboll

Gazeta Express

02/03/2021 17:47

Pavarësisht se mbase i erdhi fundi më shpejt sesa ai do të dëshironte, ish-mbrojtësi i Benficas ka disa kujtime të bukura për kohën e tij te Barcelona, përfshirë këtu që ka qenë në gjendje të stërvitet së bashku me Lionel Messin.

“Unë me të vërtetë nuk mund ta përshkruaj sa i mirë është ai,” tha Semedo.

Lexo Edhe:

Ai tregoi se Messi nuk e ka ushtruar kurrë gjuajtjen e lirë, por prapë ishte i përsosur kur i ekzekutonte në ndeshje.

“Unë kurrë nuk e kam parë atë të praktikojë një goditje të lirë gjatë gjithë kohës që isha atje. Për të, ishte thjesht e natyrshme. Thonë se praktika e bën të përsosur, por ai nuk e praktikoi dhe ishte prapë i përsosur” – tregon Semedo

Semedo dhe shokët e tij të skuadrës Wolves udhëtojnë për tu ndeshur me liderin e Premier League, Manchester City në ndeshjen që zhvillohet sonte. /Gazeta Express/