Gazeta Online 'Reporteri.net' prej ditës së djeshme është cak i sulmeve kibernetike - Gazeta Express
string(81) "gazeta-online-reporteri-net-prej-dites-se-djeshme-eshte-cak-i-sulmeve-kibernetike"

Lajme

Gazeta Express

08/03/2021 12:16

Gazeta Online ‘Reporteri.net’ prej ditës së djeshme është cak i sulmeve kibernetike

Lajme

Gazeta Express

08/03/2021 12:16

Gazeta Online ‘Reporteri.net’ prej ditës së djeshme është cak i sulmeve kibernetike.

Drejtori i Reporterit, Bekim Kabashi, ka njoftuar për Gazetën Express se të hënën kanë hapur rast në polici për sulmin.

Si rrjedhoje e sulmit sajti Reporteri.net dje ka qenë gjatë gjithë ditës jashtë funksionit, derisa sot është duke funksionuar me vështirësi, derisa sulmet kibernetike janë duke vazhduar.

Kabashi thotë se teknikët e faqes janë duke u munduar të sanojnë telashet e këtij sulmi kibernetik.

Ai thotë se nuk e nuk janë të sigurt se kush ka mundur ta atakojë sajtin. Por se përjashton mundësinë të ketë ndodhur për shkak të raportimeve të fundit ne lidhje me dyshimet për vjedhje të votave në QNR.

“Nuk e përjashtojmë se sulmi të ketë ardhur si rrjedhojë e raportimeve të fundit për dyshimet për manipulim me vota. Por nuk përjashtohen as raportimet tjera të më hershme të Reporterit. Vlen të theksohet se nga rreth 60 milionë user fiktiv që po provojnë dje e sot të kyçen në faqe, si pjesë e sulmit, 8 milionë figurojnë te jenë nga Britania e Madhe”, tha Kabashi për Express.