Flori Mumajesi reagon pas situatës së Fifit - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

25/11/2021 13:46

Flori Mumajesi reagon pas situatës së Fifit

Rozë

Gazeta Express

25/11/2021 13:46

Këngëtari, Flori Mumajesi dhe këngëtarja, Fifi njihen për miqësinë dhe për bashkëpunimet e tyre ndër vite.

Kantautori i njohur e mbështeti haptazi mikeshën e tij përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.

Lexo Edhe:

“E mira Fifula që sot më shumë se kurrë të gjithë po flasin për ty edhe pse ti ske lidhje me helmin brenda tyre ! Të kryqezuan se interneti u jep mundesinë të ndihen superior , të mënçur, madje dhe Artistë! Taksirat shpirt , këtu u rritëm e këtu jetojmë,këtu në vendin tim e në vendin tënd ku unë e ti gabojmë e atyre iu “dhemb. Një këngë krijuar nga ty @fifi.official.fr aty në atë shtëpi, që në çdo rast do të jetë e perkohëshme…”, shkroi Flori.

View this post on Instagram

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi)

Kujtojmë se Fifi u alivanos gjatë natës së spektaklit të “Big Brother VIP”, teksa po diskutohej për ndërhyrjen e saj në lidhjen e Sarës dhe Pajtimit, ku lindi një debat mes opinionistes Balina dhe Fifit.

Këngëtarja kosovare tha se nuk ka ndërhyrë dhe se nuk ka nevojë për një vëmendje të tillë. Pas kësaj Fifi ajo humb ndjenja.