Flet djali i Remzi Hoxhës: Pse hoqëm dorë nga kërkimi për babain, politika na mashtroi - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

21/10/2020 21:34

Me i fundit

Flet djali i Remzi Hoxhës: Pse hoqëm dorë nga kërkimi për babain, politika na mashtroi

Shqiperi

Gazeta Express

21/10/2020 21:34

Djali i Remzi Hoxhës të zhdukur më 21 tetor 1995, Ardian Hoxha, në studion e ‘Repolitix’ mbrëmjen e sotme ka rrëfyer se përse ka hequr dorë nga kërkimi i trupit të babait të tij.

Humbja e shpresës se mund ta gjejnë gjallë, por më pas edhe nga zhgënjimi nga çdo forcë politike për gjetjen e trupin janë dy arsyet kryesore, sipas djalit të Hoxhës.

“25 vite dhe është një kohë shumë e gjatë, ne po keqtrajtohemi në çdo aspekt si familje, ka shumë vite që ia bëjmë vetes pyetje a do zbardhet, a do i gjemë dhe po na duhet si pafund dhe në një farë mënyrë duke qenë se e gjitha klasa politike,  rrëmbimi u bë në 21 tetor 1995 kur në pushtet ishte PD, SHIK-u i PD, Sali Berishës, që udhëhiqet nga Bashkim Gazidede që e kishin kryer krimin. Që nga dita e parë kur punonjësit e denoncuan largimin e babit tim dhe kur treguar se e ka marrë një makinë me targa AA2449C ishin të SHIK-ut, ne e dinim që SHIK-u e kishte marrë, e dinim që ditën e parë. SHIK-u na tha nuk dinte asgjë, na thanë shko aty- shko atje që të merrnin kohë. Kaluan ditë dhe ne s’e kishim babin në mesin tonë. Kaluan vitet dhe donim të besonim që ishte gjallë, babi ka qenë i përndjekur nga regjimi serb dhe mendonim që ndoshta ka ndonjë element që po e mbajnë, por mendonim se ishte gjallë. Erdhi 1997 të gjithë dolën nga burgu, babi im nuk doli. Erdhi në pushtet Fatos Nano, dhe kishim shpresë të paktën te Edi Rama, se Gramoz Ruci, Erion Brace shfrytëzonin rastin e babait tim. prandaj del Berisha dhe thotë e kanë bërë politik. Na kanë dhënë shpresë të rrejshme dhe na thanë se do keni varrin e babait tim. Këtë çështje e di e gjithë bota”, tha Hoxha.

Paraditen e datës 21 tetor 1995, katër persona të prezantuar si punonjës të SHIK-ut kanë marrë me makinë biznesmenin shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, teksa ky i fundit ndodhej në firmën e tij të duraluminit “Albatros”. Sipas dëshmitarëve, Remziu u fut në një makinë me ngjyrë të bardhë dhe pas askush nuk di se çfarë ka ndodhur me të. Por ato ditë u rrëmbyen edhe gazetari kosovar Avdyl Loshaj dhe biznesmeni sarandjot Ziso Kristopulli. Të mbijetuar nga torturat gjatë hetimeve të vitit 1997, ata rrëfyen se SHIK-u i kishte rrëmbyer dhe keqtrajtuar duke i akuzuar si agjentë të huaj. Për Remzi Hoxhën dëshmuan se ishte torturuar, por nuk dinin se ku kishte përfunduar. Ish-punonjësi i SHIK-ut Budjon Meçe u dënua bashkë me Ilir Kumbaron por në momentin e fundit në gjyq mbërriti një “raport mjekësor” sipas të cilit Budjon Mece ishte “në gjendje koma në një spital privat” në Tiranë. Vendimi për të nuk u aktivizua, ndërkohë që Hoxha tha sot se nuk është më gjallë.