Flet Ballazhi i PDK-së: Ankesa e Sumës nuk ishte e drejtë e as burrërore - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

25/10/2021 17:25

Flet Ballazhi i PDK-së: Ankesa e Sumës nuk ishte e drejtë e as burrërore

Lajme

Gazeta Express

25/10/2021 17:25

Gjykata Supreme e Kosovës e ka aprovuar si të bazuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës, lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Me këtë rast, Supremja ka anuluar vendimin e PZAP-së që Hani i Elezit të shkojë në rivotim.

Pas vendimit të Gjykatës Supreme, ka folur në “Frontal” në T7, Mehmet Ballazhi, kandidat i PDK-së, për kryetar të Hanit të Elezit. Ai ka thënë se vendimin e Supremës në favor të tij e ka pritur, pasi siç shprehet, procesi zgjedhor ka shkuar në rregull

Lexo Edhe:

“Vendimin e kam pritur mirë dhe kam besuar thellë në institucionet e drejtëisë dhe unë besoj se Gjykata Superme është bazuar në faktet që i kemi paraqitur ne, prandaj ka qenë për mua vendim i pritshëm sepse nuk ka mundur të marrë vendim tjetër se nuk ka pas asnjë arsye PZAP të marrë vendim për anulimin e zgjedhjeve pasi procesi ka shkuar gjithçka në rregull”, u shpreh Ballazhi në “Frontal”, transmeton Express.

Ai tha se nuk ka pasur presion te votuesit për ta ndryshuar mendimin e lirë për zgjedhjet.

“Videot që kanë qarkulluar ka qenë jo e drejtë të publikohen meqë ne e dimë si e parasheh ligji, por unë kam pranuar që në fillim që ka mund të bëjë një shkelje ligjore, po kjo ka qenë në cilësinë e shefit të shtabit që kanë t’bëjnë me të gjitha zgjehdjet që unë kam qenë shef i shtabit dhe nuk ka qenë me qëllim, por nuk është se ka pasur ndonjë presion mbi qytetarët ose votuesit të ketë ndryshim në mendimin e tyre të lirë për zgjedhjet. Kjo ka qenë fakti mos me pranu rezultatin e zgjedhjeve, edhe pse z.Suma që në fillim më ka uruar për rezultatin, ka qenë gjithçka në rregull dhe kështu që Supermja ka marrë një vendim të drejtë”, shtoi ai tutje.

Tutje ai shtoi se ankesa e z.Suma nuk ka qenë burrërore.

“Mendoj se nuk ishte e drejtë, as burrërore, besoj se z.Suma do të ishte dashtë të ma urojë dhe pranojë rezultatin e zgjedhjeve sepse ai e di që qytetarët nuk mund të ndikohen për një vizitë që kam bërë, edhe pse ka qenë i njohur që unë kam qenë në vizitë në cilësinë e shefit të shtabit nëpër vendvotime për t’i uruar punë të mbarë dhe të kenë kujdes. Këtë e kanë konfirmuar edhe komisionerët e vendvotimeve të cilët me deklaratat e tyre e kanë dëshmuar se ka qenë gjithçka në rregull”, tha ai.

“Besoj se ka përfunduar gjithçka, sepse Gjykata Superme nuk është institucion shkel e shko”, përfundoi ai.